E rëndë në Greqi/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe

Kronikë e zezë

E rëndë në Greqi/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 20:08
Ilustrim

Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe.

Siç raportohet viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.

Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë.

Gjithashtu ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet.

Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat