Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, me qëllim të arrestimit të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) Kurtaj i lindur më 13 maj të vitit 1998 nё Trestenik-Pejё.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]