Dy të plagosur nga të shtënat sot në Viti

Kronikë e zezë

Dy të plagosur nga të shtënat sot në Viti

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në komunën e Vitisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ndërsa bën të ditur se për këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar dhe në vendngjarje janë konfiskuar dy armë zjarri.

”Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”.

”Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat