Një person është arrestuar mbrëmë në orët e vona të natës në Prizren pasi i është kapur nga Policia me substanca narkotike të disa llojeve dhe disa gjësende të tjera.
Media mëson se personi i cili u kap në flagrancë nga Policia është Dardan Kryeziu, rreth 30-vjeçar.
Të dyshuarit iu janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojeve marihuanë, kokainë e hashah, si dhe disa para kesh, një brisk e një telefon, bashkë me automjetin.
Ndërsa, sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në punëtori i janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, një grinder, 4.72 gram marihuanë, 1.31 gr kokainë, një pistoletë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.