Sulmuan policët, këta janë dy të dyshuarit e arrestuar për rastin e rrahjes në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmuan policët, këta janë dy të dyshuarit e arrestuar për rastin e rrahjes në Gjakovë

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në Gjakovë, ky dyshohet se janë përfshirë tre persona.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodh në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar tre të dyshuar, dy bura dhe një grua të cilët kanë rezistuar gjatë ndalimit, me ç’rast kanë lënduar disa zyrtarë policorë.

Dy nga të dyshuarit e arrestuar siç ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë: Përparim Isufi, rreth 40-vjeçar dhe Xhavit Plava, rreth 49-vjeçar.

Dy burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, derisa policët e lënduar kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat