Shpërthim në një lagje të Pejës – detaje për rastin

Kronikë e zezë

Shpërthim në një lagje të Pejës – detaje për rastin

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 07:22 Përditësuar në ora: 07:25 më 14.08.2024
Foto ilustrim

Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në oborrin e një shtëpie në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.

Siç raportoi mbrëmë media, rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të sinjalit, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Media zbulon se të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.

Ndërkohë, njësitet relevante të Policisë menjëherë pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para për rastin.

Dyshohet për shpërthim në një lagje të Pejës

Një shpërthim dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Halil Agusholli’ në Pejë.

Siç raporton Njeshi, policia ka dalur në vendngjarje dhe jo zyrtarisht raportohet për të lënduar.

Mjeti shpërthyes dyshohet se u aktivizua në një oborr që shfrytëzohet pë parkim.

Media ka kontaktuar me policinë në Pejë, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë informatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat