Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë në lëvizje.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit)”, ka thënë Ahmeti.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.