Është arrestuar një burrë në Mitrovicën jugore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Si viktima, ashtu dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime ku dhe janë trajtuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.