Një rrahje masive mes dy grupeve është parë mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës.
Dy grupe janë rrahur fizikisht për motive ende të panjohura. Policia ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.
Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.