Është arrestuar një shtetase e Bullgarisë në Ferizaj, pasi e njëjta dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje.
Ajo në polici ka raportuar se në portofolin e vjedhur kishte para të gatshme.
“Ankuesja femër kosovare me datën e lartcekur ka raportuar se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme”.
“Lidhur me rastin me datën 05.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Bullgarisë dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.