Një person është vetëlënduar me thikë sot në Prishtinë.
Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje ka dhënë mjeku kujdestar Sami Bajçinca.
“Si duket është një vetëlëndim me thikë. Pacienti ka plagë në qafë. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Bajçinca.
“Ai është sjell në QKUK nën përcjelljen e policisë dhe aktualisht ka refuzuar të marrë trajtimin mjekësor”, tha ai.
Media merr vesh se personi në fjalë ka edhe probleme të tjera shëndetësore.
Gjatë ditës media ka raportuar se në rrugën “Ismail Dumoshi” ka ndodhur një therje me thikë.