Publikoi video duke shtënë me armë, 20-vjeçari nga Gjakova përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Publikoi video duke shtënë me armë, 20-vjeçari nga Gjakova përfundon në Polici

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 00:10
Ilustrim

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Kralan të Gjakovës, ku një 20-vjeçar u arrestua për përdorim të armës ilegale.

I riu ra në pranga pasi Policia siguroi pamje që i njëjti i kishte publikuar pamje në rrjete sociale, ku shihej duke shtënë me armë.

Videoja e publikuar i kushtoi të dyshuarit dhe për pasojë përfundoi në Polici, ku edhe dorëzoi armën që e kishte përdorur.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat