Është raportuar se një grua në Vushtrri ka pasur një mosmarrëveshje me një burrë nga i cili dyshohet se ka pësuar lëndime trupore.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili dyshohet se ka pësuar lëndime trupore”.
“Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.