Malishevë: Burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe arratiset, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Malishevë: Burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe arratiset, ajo e denoncon në Polici

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 08:11
Ilustrim

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Astrazub të Malishevës, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

28-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte, pas një konflikti verbal.

Për pasojë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka rrëfyer të gjitha detajet e ngjarjes.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes të të dyshuarit, i cili me të kryer veprën është arratisur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat