Policia sekuestron armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron armë në Mitrovicë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me tetë fishekë në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut pas një bastisje të realizuar më 11 janar.

Më këtë rast është intervistuar një person i moshës së mitur i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit  në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me tetë  fishekë. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Ndaj të miturit është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat