Gjobitet shoferi që e tejkaloi veturën e policisë, në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Gjobitet shoferi që e tejkaloi veturën e policisë, në vijë të plotë

Më: 18 mars 2025 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Policia e komunikacionit rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i cili gjatë udhëtimit në rrugën Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj, ka tejkaluar një veturë zyrtare të policisë, në vijë të plotë.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për 3 muaj.

Policia ka apeluar te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

“Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë
” thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat