​Pas defektit me energji përfshihet në flakë objekti i ambulancës në një fshat të Zubin Potokut

Kronikë e zezë

​Pas defektit me energji përfshihet në flakë objekti i ambulancës në një fshat të Zubin Potokut

Më: 20 mars 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në fshatin Zupqe në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka ndodhur si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike.

“Si pasojë e një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer pas defektit me energji elektrike është përfshirë nga flakët edhe objekti i ambulancës së fshatit. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat