Dyshohet se trafikuan të miturën që u raportua e zhdukur, arrestohen një grua dhe dy burra në Prizren

Kronikë e zezë

Dyshohet se trafikuan të miturën që u raportua e zhdukur, arrestohen një grua dhe dy burra në Prizren

Më: 21 mars 2025 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një grua dhe dy burra janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për trafikimin e një vajze të mitur.

Policia e Kosovës tha se viktima ishte raportuar si e zhdukur.

“Prizren / 19.03.2025 – 18:30.

Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat