Vidhet një veturë me targa gjermane në Prizren, në Vushtrri raportohet për vjedhje të parave në një banesë

Kronikë e zezë

Vidhet një veturë me targa gjermane në Prizren, në Vushtrri raportohet për vjedhje të parave në një banesë

Më: 22 mars 2025 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së një veture në Prizren, ndërkaq rasti tjetër i vjedhjes së parave është raportuar në Vushtrri.

Të dy vjedhjet kanë ndodhur të premten.

Rr. Elvija Qelebi, Prizren  21.03.2025 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të Gjermanisë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Skënderbeu, Vushtrri 21.03.2025-18:45.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur para. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat