Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, viktima gratë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, viktima gratë

Më: 23 mars 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë. Lidhur me këto raste, dy të dyshuar u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa një gjendet në arrati.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Prishtinë u arrestua një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Prishtinë / 22.03.2025 – 20:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Pejë u arrestua një person pasi dyshoher se sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.

“Pejë / 22.03.2025 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa,  në Gjakovë një grua ka raportuar se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti. I dyshuari në arrati.

“Gjakovë / 22.03.2025 – 02:00. Viktima femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat