Të dyshuarit për vrasjen në Vushtrri i është konfiskuar një pistoletë dhe një armë e gjatë
Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e A.Z, 19-vjeçar në Vushtrri.
Media ka raportuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasje është Bleon Dibrani.
Në njoftimin e Policisë lidhur me arrestimin e tij është konfirmuar se atij i janë konfiskuar pistoletë dhe arma e gjatë.
“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, ka thënë ai.
Policia arreston dorasin e dyshuar për vrasjen në Vushtrri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për media se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetë edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
Ai bëri të ditur se në vendgjarje janë gjetur tri gëzhoja.
Media raportoi me burime se se viktima është Ardit Zymeri.
Njoftimi i plotë:
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.
Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.
Policia për rastin në Vushtrri: I vrari është përreth 19-vjeç, dorasi në kërkim
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet në media lidhur me vrasjen e një personi në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku”, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një përreth 19-vjeçar.
Zahiti ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga policia.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë ai.
Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për viktima
Një incident ka ndodhur para pak minutash në qendër të komunës së Vushtrrisë.
Sipas mediave, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri mes disa personave.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave, një persona ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Në pamjet e siguruara, vërehet njësitë e policisë së Kosovës që po merren me rastin.