I theruri me thikë në Mitrovicë është një 66-vjeçar

Kronikë e zezë

I theruri me thikë në Mitrovicë është një 66-vjeçar

Më: 23 mars 2025 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë sonte në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi pas një përleshjeje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke bërë të ditur se i theruri me thikë është një 66-vjeçar.

“Rreth orës 20:20, policia  ka pranuar informatën për një person të  lënduar  në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime  mga nje mejt i mpreht ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar”, thuhet tutje në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat