Dyshohet për tetë raste të vjedhjeve, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dyshohet për tetë raste të vjedhjeve, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Më: 24 mars 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka identifikuar dy të dyshuar për disa vjedhje dhe se njëri prej tyre është arrestuar.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një hetimi intensiv lidhur me veprat penale “Vjedhja e Rëndë”, ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.”

Gjatë intervistimit, 23 vjeçari ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” në rrugët e Ferizajt: “Bajram e Gursel Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “12 Qershori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Matoshi”, “Latif Hasani”.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë video incizime nga kamerat e sigurisë dhe sende të ndryshme që ndihmojnë në ndriçimin e këtyre rasteve. Deri më tani janë zbuluar tetë (8) raste të “Vjedhjes së rëndë”.”

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar prezencën edhe të dyshuarit të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat