Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, viktima gratë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, viktima gratë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia në raportin 24 orësh.

Në Drenas, një burrë i ka shkaktuar dhunë psikike dhe e ka fyer verbalisht një grua.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00.   Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike si dhe e ka fyer verbalisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të  prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Në Fushë Kosovë, një burrë e ka kanosur një grua.

“Fushë Kosovë / 23.03.2025 – 22:50. Eshtë raportuar se derisa ishin në një lokal, pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar viktima femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Pejë një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 23.03.2025 – 16:45. Viktima femër shtetas e  Shqipërisë  ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi e ka sulmuar fizikisht një grua.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 23.03.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat