Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në mesditë në Podujevë. Policia pas pranimit të informatës, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore me të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit të veturës dhe personave janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 15 copë fishekë.
Në vendin e ngjarjes ku ishin raportuar të shtëna me armë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.