Tre të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Më: 13 prill 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Pejë, Malishevë dhe Vushtrri. Lidhur me këto raste janë arrestuar tre të dyshuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Pejë u arrestua një person pasi dyshohet se kishte tentuar ta godasë motrën e tij. I dyshuari rezultoi se kishte urdhërarrest.

“Pejë  12.04.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar ta godasë motrën e tij, por veprimin e tij e kishte ndaluar babai i tyre. I dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Malishevë u arrestua një i dyshuar për rrahje të bashkëshortes.

“Malishevë 11.04.2025 – 12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Vushtrri u arrestua i dyshuari se tentoi t’i merrte fëmijët nga nëna e tyre.

“Vushtrri 12.04.2025 – 18:12. Është raportuar se ish bashkëshorti, i dyshuari  mashkull kosovar, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat