Policia: Një i vdekur dhe 2 të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë

Kronikë e zezë

Policia: Një i vdekur dhe 2 të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë

Më: 13 prill 2025 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Më herët u raportua për vdekjen e një personi, si pasojë e goditjes nga treni në Klinë.

Rastin e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat