Kanosi një grua në Pejë duke ia marr katër pistoleta dhe katër kuti me municione, i dyshuari është në kërkim

Kronikë e zezë

Kanosi një grua në Pejë duke ia marr katër pistoleta dhe katër kuti me municione, i dyshuari është në kërkim

Më: 14 prill 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se një gruas ia kishte marr katër pistoleta dhe katër kuti me municione të cilat ishin me leje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:17, në rrugën “Shaban Grosha”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari po ashtu e kishte kanosur të dyshuarën, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Lidhur me rastin e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se ankueses femër kosovare ia kishte marrë katër pistoleta dhe katër kuti municione të cilat ankuesja i kishte me leje po ashtu të njëjtën e kishte kanosur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat