Kërkohet identifikimi i dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën “vjedhje” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kërkohet identifikimi i dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën “vjedhje” në Prishtinë

Më: 14 prill 2025 Në ora: 14:42
Kërkohet identifikimi i dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën “vjedhje” në Prishtinë

Dy persona (një grua dhe një burrë) kërkohen nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën “Vjedhje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, shkruhet në postim.

Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat