Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi ky i fundit kishte raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje.
Ngjarja është raportuar më 9 prill 2025, dhe menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetimore kanë nisur veprimet për të hetuar dhe ndriçuar rrethanat e rastit.
Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është vërtetuar se ngjarja e raportuar ka qenë e sajuar dhe nuk ka ndodhur ashtu siç ishte pretenduar nga personi që e kishte paraqitur rastin.
Sot, policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “lajmërim i rrejshëm”.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.