Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Më: 16 prill 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Fushë-Kosovës.

Sipas policisë më 15 prill është paraqitur në polici një denoncim se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia më 14 prill, rreth orës 12:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin në fjalë.

Policia po punon në koordinim me familjarët dhe institucionet tjera relevante për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat