Arrestohet një person në Novobërdë, në veturë i gjetën një pistoletë dhe një sasi të substancës narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Novobërdë, në veturë i gjetën një pistoletë dhe një sasi të substancës narkotike

Më: 16 prill 2025 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Pasi Policia e Kosovës ndaluan për kontroll një automjet në Novobërdë, të cilën e drejtonte personi me inicialet G.N, gjetën një armë zjarri e llojit Beretta së bashku me një karikator dhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale.

Njoftimi 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ dhe ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat