Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara 4 serbëve

Kronikë e zezë

Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara 4 serbëve

Më: 16 prill 2025 Në ora: 11:35
Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara 4 serbëve

Policia e Kosovës u ka gjetur mbi 51 mijë euro në çantat e dorës katër shtetasve të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Në njoftim thuhet se secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10 mijë euro veç e veç.

Për këtë rast, është shqiptuar kundërvajtja doganore.

“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç. Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat