Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Më: 17 prill 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë.

Kjo nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale.

Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar:një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë.

I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat