Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Kronikë e zezë

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Më: 17 prill 2025 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani Elezit, H. Mici,  ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Shqipërisë,  me incialet, R. Sh., 51 vjeç.

“Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin.

Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat