Obiliq: Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Obiliq: Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 17 prill 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkuren në Obiliq.

Atje një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, është konfiskuar edhe një pistoletë me katër fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat