​Qytetari dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente

Kronikë e zezë

​Qytetari dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente

Më: 17 prill 2025 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 16 prill një qytetar nga Hani Elezit, H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytet dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

“Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me procesverbal zyrtar, sipas policisë atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici, duke e vlerësuar gjestin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat