Një aksident trafiku ndodhi pak më parë në Raushiq të magjistrales Deçan- Pejë.
Me këtë rast, rastin e ka konfimuar zëdhënësi i policisë, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq- Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka pësuar lendime trupore,
I njejti është dërguar me autoambulancë në emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor".