Humb jetën në aksident, një person me motoçikletë, ngasësi i veturës u arrestua

Kronikë e zezë

Humb jetën në aksident, një person me motoçikletë, ngasësi i veturës u arrestua

Më: 18 prill 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person me motoçikletë humbi jetën në aksident trafiku me një veturë, në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit. Shoferi i veturës u arrestua, njoftoi Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë

Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat