Një grua gjendet e vdekur në Raskovë të Obiliqit

Kronikë e zezë

Një grua gjendet e vdekur në Raskovë të Obiliqit

Më: 18 prill 2025 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 13:00. Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”, ka deklaruar Ahmeti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim me Prokurorinë.

Autoritetet po vazhdojnë punën për të hedhur dritë mbi këtë rast tragjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat