Kapet kokainë në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kapet kokainë në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 19 prill 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka arritur që ta kap një sasi të drogës të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”.

Lidhur me rastin që raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 21:40, është arrestuar një person.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I NARKOTIKVE

Prishtinë 18.04.2025-21:40. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes i është gjetur dhe konfiskuar : 48.4 gram Kokainë, 208.2 gram marihuanë, 100€, një telefon celular, një peshore dhe qese najloni për paketim. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat