Një person në Skenderaj ka pësuar lëndime të rënda trupore nga degët e një lisi.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:30 dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Skenderaj / 20.04.2025-10:30.Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se është lënduar nga degët e një lisi.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.