Ferizaj: Përfshihet nga zjarri kati i dytë i një shtëpie, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Ferizaj: Përfshihet nga zjarri kati i dytë i një shtëpie, nuk ka të lënduar

Më: 22 prill 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Kati i dytë i një shtëpie është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:42, në Ferizaj.

Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat