Vodhi produkte ushqimore në market në vlerë prej 80 euro, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vodhi produkte ushqimore në market në vlerë prej 80 euro, arrestohet i dyshuari

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti kishte vjedhur produkte ushqimore në një market.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vlera e produkteve ushqimore ishte 80 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ëhtë dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK, Prishtinë  25.04.2025 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një market produkte ushqimore në vlerë rreth 80€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat