Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, po kontrabandonte pjesë të makinave

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, po kontrabandonte pjesë të makinave

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në fshatin Goden të Gjakovës kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se po transportonte pjesë të veturave pa dokumentacionet përkatëse.

Lidhur me këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar Dogana.

“Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas Shqipërisë dhe gjatë kontrollit në veturë ishin të ngarkuara 44 paketime me pjesë për vetura pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat