Siç raportoi ekskluzivisht media, një përleshje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku pati të shtëna me armë zjarri dhe ndërhyrje të shpejtë të Policisë së Kosovës.
Burime të sigurta të medias bëjnë me dije se personat e arrestuar në këtë ngjarje janë:
• Albion Tahiri (rreth 26-vjeçar)
• Florent Tahiri (rreth 23-vjeçar)
• Ganiu Aliu (rreth 50-vjeçar)
• Ilirjan Aliu (rreth 27-vjeçar)
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një armë të gjatë të tipit AK-47, një karikator, 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja, të cilat shërbejnë si prova materiale.
Pas trajtimit mjekësor për lëndime të lehta, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë.
Sipas vendimit të organit të akuzës, për Ilirjan Aliun është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa për Gani Aliun, Albion Tahirin dhe Florent Tahirin është iniciuar rasti për “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.