Një person dyshohet se u sulmua nga tre të dyshuar në Ferizaj, njëri e goditi me thikë

Kronikë e zezë

Një person dyshohet se u sulmua nga tre të dyshuar në Ferizaj, njëri e goditi me thikë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një person në Ferizaj dyshohet se pësoi lëndime të rënda trupore pasi u sulmua nga tre persona, ku njëri prej tyre e goditi me thikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi”, të dielën rreth orës 15:00 dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë.

Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat