Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Më: 28 prill 2025 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se aktualisht janë duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.

Pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar.

Përdorimi i dronëve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit”, thuhet në njoftim.

Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat