Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Ugljarë të komunës së Graçanicës.
Sipas informacioneve të para, viktima V.K., 35 vjeçare ka raportuar në Stacionin Policor në Graçanicë se është kanosur dhe ofenduar rëndë verbalish nga bashkëshorti i saj V.Kr., me të cilin sipas saj ka pasur probleme të vazhdueshme.
Ngjarja ka ndodhur para banesës së nënës së saj, ku i dyshuari nuk është paraqitur në kohën e caktuar për ta marrë, por më pas e ka telefonuar dhe e ka ofenduar me fjalë fyese dhe kërcënuese.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, ka shoqëruar palët në stacion dhe ka njoftuar hetuesin për dhunë në familje. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar është iniciuar rasti penal “Dhunë në familje” dhe janë caktuar masa të përkohshme mbrojtëse ndaj të dyshuarit.
Policia është në kërkim të të dyshuarit, dhe pas lokalizimit të tij do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.