Policia konfirmon vdekjen e një 24 vjeçari në Prizren, jep detaje si ndodhi vetëvrasja

Kronikë e zezë

Policia konfirmon vdekjen e një 24 vjeçari në Prizren, jep detaje si ndodhi vetëvrasja

Më: 11 maj 2025 Në ora: 21:09 Përditësuar në ora: 22:16 më 11.05.2025
Ilustrim

Ky është i riu që dyshohet se e qëlloi veten me armën në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Burimet e medias kanë mësuar së bëhet fjalë për Anton Tunaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se dy persona të moshës 23 dhe 24 vjeç janë paraqitur në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe kanë raportuar se ishin takuar me viktimën A.T., 24 vjeç, të cilit i kishin dhënë një armë për qëllim shitjeje.

Bytyqi bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së armës, viktima ka shkrepur me të në drejtim të vetes, duke pësuar lëndime fatale.

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin.

Si bëri vetëvrasje 24 vjeçari në Prizren? Policia jep detaje

Një 24 vjeçar dyshohet se i ka marrur jetën vetës në Lubizhd të Prizrenit.

Lajmin për media ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, viktima me incialet A.T, ka marrur blerë një pistoletë nga dy persona tjerë dhe posa ka marrur armën ka shkrepur në drejtim të vetës së tij.

“Vdekje e dyshimt dhe Mbajtje, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës -Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa jane takuar me nje person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë nje pistolet, për të ia shitur. Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzaminim në IML”, thuhet në përgjigjen e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat